Dhurata Dora pati një sukses të madh në bashkëpunimin e saj me këngëtarin e famshëm të njohur si Soolking. Kënga “Zemër” theu rekord klikimesh dhe u dëgjua edhe jashtë vendeve shqipfolëse.
Megjithëse edhe këngët e saj solo kanë pasur shumë sukses, Dhurata nuk dëshiron t’i ndalë bashkëpunimet dhe sidomos ato ndërkombëtare.
Prive ka zbuluar se ajo do të sjellë shumë shpejt një këngë të re me reperin e famshëm Maître Gims.
Vetë Dhurata nuk ka reaguar për këtë lajm dhe nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me bashkëpunimin që, duke marrë parasysh suksesin e Gims, por edhe atë të Dhuratës, pritet të jetë një hit.