Genta Ismajli dhe Fero së shpejti do të lansojnë këngën e tyre.
Duke bashkuar forcat për të sjellë një hit, duket se do ta hedhin në treg më shpejt se ç’menduam.
Ishte Usta, i dashuri i Gentës ai i cili përmes një imazhi të publikuar të këngëtares shkroi: “A jeni gati, së shpejti kënga e Gentës dhe Feros”.
Data e publikimit ende nuk është zbuluar , por që sigurisht dyshja do të godasin në shenjë, si gjithmonë.
