Duka dhe Dukesha e Sussex Harry dhe Meghan Markle kanë zbuluar më shumë detaje nga largimi i tyre nga familja mbretërore dhe zhvendosja në Amerikë.
Në një intervistë të shumëpritur përballë Oprah Winfery, Meghan u shpreh se ishte e tronditur nga mënyra sesi ishte reaguar për ardhjen në jetë të djalit të saj Archie.
"Në muajt kur isha shtatzënë, gjatë të gjithë kohës ishte e njëjta gjë e njëjta bisedë; ai nuk do të japë siguri, atij nuk do t’i jepet asnjë titull e po ashtu kishte shqetësime e biseda sesa e errët do të ishte lëkura e tij kur të lindte”, rrëfeu dukesha.
Gjatë intervistës Meghan Markle rrëfeu se kishte qenë, e palumtur e madje kishte menduar edhe të vetëvritej.
"Në atë kohe kisha shumë turp ta thosha e po ashtu kisha turp ta pranoja, veçanërisht para Harry, sepse e di se sa humbje ka pësuar dhe sa ka vuajtur, por e di se nëse nuk do ta kisha thënë, do ta kisha bërë dhe unë nuk doja të jetoja më”, tha Markle.
"Ne kemi një mik shumë të ngushtë, i cili ka qenë me ne gjatë gjithë këtij procesi, por për familjen ata e kanë shumë këtë mentalitet se kjo është mënyra se si duhet të jetë, do të thotë që ti nuk mund ta ndryshosh atë", u shpreh Duka i Sussex, Harry.
Ndërsa çifti nuk kishte asgjë përveç lëvdata për mbretëreshën, intervista zbuloi shumë të pathëna rreth tyre dhe tani të gjithë janë në pritje të reagimit nga Pallati Buckingham.