“Instagram-i” është kthyer në dritaren ku shpesh personazhet e njohur shprehin pakënaqësitë, ndajnë momente të përditshmërisë, por dhe kunjat për dikë që më siguri po i ndjek e po i sheh çfarë po poston.
Kështu ka bërë dhe Adrola Dushi me foton e fundit, ka lënë një mesazh të koduar.
“Mos luaj me mua, sepse unë mund të luaj më mirë se ty”, ka shkruar ish-missi në foton e fundit.
Nëse prisni të kuptoni ndonjë gjë më shumë mjafton të bëni një xhiro në ‘Instagramin’ e saj.
Ne dimë t’ju themi se Adrola është treguar fjalëpak herë pas here duke i bërë lëmsh të gjithë. Nuk e dimë me kë e ka, por shpresojmë që personi që duhet ta lexojë ta ketë marrë mesazhin.
Ose nuk e ka me askënd, por thjesht po perdor ‘caption’ të gatshme siç bëjnë shumica e vajzave në ‘Instagram’.