Antonela ka akuzuar konkurrentin e “Përputhen” se ai e puthi atë pa lejen e saj.
Në episodin e sotëm në “Përputhen”, Antonela ka akuzuar Atdheun se ai e puthi atë pa dëshirën e saj.
Kjo ndodhi pasi ditën e djeshme në “Përputhen Prime”, Atdheu zbuloi se ai dhe Antonela janë puthur para disa kohësh.
Atdheu i cili dëshiroi të bënte demaskimin e radhës kështu iu drejtua Antonelës se ajo duhej t`i kërkonte falje Ledjanës pasi ajo e ofendoi atë.
Antonela nuk pranoi teksa edhe pasoi pyetja e Atdheut që i tha se cila puthje i shijoi më shumë e Atdheut apo Mevlanit, Antonela mbeti e heshtur dhe nuk tha asgjë.
Ndërsa sot ajo duket se po e akuzon Atdheun për ngacmim seksual, Antonela pretendon se Atdheu e puthi atë pa dëshirën e saj dhe se dy konkurrentët u zunë me fjalë.
Kurse në anën tjetër Atdheu tha se Antonela ishte ajo që e puthi atë dhe se i pëlqeu puthja asaj.