Puntatën e sotme, Arjan Konomi është surprizuar me një dhuratë nga Atdheu.
Ai i ka dhuruar një tablo ku shkruhej “Vlerësim për Arjan Konomin për kontributin që ka dhënë si gazetar gjatë luftës së Kosovës”.
“E kam parë Arjanin në një intervistë dhe më ka prekur shumë,” tha Atdheu teksa i dorëzoi dhuratën.
Kjo dhuratë e papritur bëri që Arjani të derdhte lot në studio duke e falenderuar për gjestin.