Rita po dhuron këpucë nga koleksioni që e kishte në bashkëpunim me ShoeDazzle.
Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është emër shumë i kërkuar edhe në botën e biznesit.
Ajo ka disa herë që ka bashkëpunuar me ShoeDazzle, ku po sjell koleksionet e saj të këpucëve.
Përmes postimit të fundit, këngëtarja bëri të ditur se po dhuron 10 palë këpucë nga koleksioni i saj me këtë brend.
“Po i dhuroj 10 palë këpucë nga koleksioni im #RitaOraxShoeDazzle !! ????për tre fituese me fat! ??? Për t’u bërë pjesë e lojës bëjeni follow @shoedazzle dhe etiketoni një shoqe në koment me #giveaway! Përfundon të premten dhe fituesi do të bëhet i ditur në faqen e ShoeDazzle në Instagram të hënën. Paqi fat!!”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, Rita Ora për një kohë po qëndron në Australi, ku edhe është e angazhuar në “The Voice”.
Ajo së fundi ka lansuar ep-in “Bang”, ndërsa pritet që të vazhdojë punën edhe për këngët e radhës.