Besnik Ora zbuloi për ndjekësit e tij se ka marrë vaksinën.
Ai ka publikuar një imazh në profilin e tij zyrtar në Instagram teksa shihet duke u vaksinuar.
Në të njëjtën kohë, babai i artistes me famë botërore ka mbajtur maskën kundër virusit korona dhe vaksina duket se nuk i ka ndikuar negativisht dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Pas fotografisë së publikuar duke u vaksinuar ai postoi edhe kartelën e cila jepet pas marrjes së vaksinës ku shënohet data dhe vaksina që ka marrë pacienti.
Ndryshe, Besnik Ora është i pari nga familja e këngëtares i cili është vaksinuar.
