Kida nuk kursen kur është fjala për xhinse.
Këngëtarja Orhidea Latifi, e njohur për publikun si Kida, është emër shumë i dashur për publikun.
Artistja, njihet për stilin e veçantë në secilën paraqitje publike, ndërsa shpenzon shumë në veshmbathje.
Së fundi, Kida ka ndarë me ndjekësit disa fotografi atraktive, ku shfaqet e veshur me një palë xhinse me buzë mbrapa.
Sipas faqes “What they wearin”, çmimi i këtyre xhinseve është 220 euro.
Para disa dite, ajo solli disa fotografi të tjera ku edhe aty ishte veshur me xhinse, çmimi i të cilave ishte akoma më i lartë, 510 euro.