Meghan Markle pranoi se ka dashur të kryejë vetëvrajse gjatë shtatzënisë me Archien për shkak të presionit në pallat.
Por në një sekuencë të patransmetuar nga intervista, ish-aktorja ka pranuar se personi që e ndihmoi të dilte nga kjo gjendje veç Harryt ishte mikesha e vjetër e Dianës. Megjithëse nuk përmendi emra, ekspertët mbretërorë janë të bindur se bëhet fjalë për Julia Samuel, profesioni i së cilës është psikoterapia.
Edhe pas vdekjes së princeshës, zonja në fjalë ka ruajtur raporte të ngushta me djemtë e Dianës, madje është kumbarë e Princ George.
‘Daily Mail’ ka kontaktuar me të për të marrë një koment, por nuk ka marrë as konfirmim e as mohim.
Julia ruan raporte shumë të mira me familjen mbretërore ndaj dhe nuk është çudi që po qëndron neutrale në këtë histori.