Në edicionin e radhës në “Përputhen’ ka ndodhur një debat i ashpër.
Kjo ka ndodhur si pasojë e një postimi të Locos në storien e tij në Instagram drejtuar Antonelës
Antonela filloi të qaj në studio duke treguar se është prekur tejet shumë nga postimi i Locos.
“Mos ta mohojë askush që ka grupime, se tani më janë vënë kundër mua ky Loco dhe Atdheu, se rrinë bashkë e më shkojnë kundër mua. Shikoni çfarë foto ka publikuar në story me një litar të varur”, tha Antonela.
“Po ti je një injorante e pafytyrë që më sulmon për këtë, nëse të djeg mbaje,” u përgjigj Loco.
Debati i ashpër vazhdoi derisa Bora u detyrua ta ndërprejë emisionin e të vazhdojë me publicitet.