Ajo është duke e bërë rikthimin në skenë pas thuajse katër vitesh.
Fjala është për këngëtaren nga Gjilani, Shkenda Dubova, e cila përmes rrjeteve sociale njofton se është duke u rikthyer sërish.
Bukuroshja, e cila numëron mijëra ndjekës në Instagram, bëri të ditur se po vjen së shpejti me një këngë të re
Përmes një postimi të ndarë në InstaStory, duket se për projektin ka bashkëpunuar me artisten Fifi dhe me producentin nga Ferizaj, Bini Diez.
“Po rikthehem”, ka qenë përshkrimi i postimit në të cilin etiketoi edhe Fifin dhe producentin shqiptar.
Në promon e klipit, artistja Dubova vjen me një paraqitje atraktive dhe mjaft provokuese.
Megjithatë, në vazhdim presim të shohim se çfarë do të sjellë në total.