Ata kanë qenë ndër emrat më të komentuar muajve të fundit në rrjetet sociale e faqet rozë.
Fjala është për këngëtaren Aida Doçi dhe partnerin e saj, Naser Qeli, të cilët zyrtarizuan lidhjen gjatë vitit të kaluar.
Të njëjtit bënë bujë të madhe me martesën e tyre, ndërsa vazhdojnë të jenë cak i mediave akoma.
Së fundmi, ka qenë artistja e njohur ajo e cila ka ndarë një moment të lumtur krah bashkëshortit në rrjete sociale.
Në një fotografi ku i dhurojnë përqafime njëri-tjetrit, Doçi vendosi ta kompletojë këtë me përshkrimin, “Ti më plotëson mua”.
Aida dhe Naseri ndërkaq kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në fillim të këtij viti.
Kjo njëherësh është martesa e dytë për Naserin, i cili ka dy fëmijë nga martesa e tij e parë.

