Këngëtari ka gati projektin e radhës për vitin 2021.
Sinan Vllasaliu përmes një fotografie të publikuar në storien e tij në Instagram bëri të ditur se ka finalizuar këngën e re.
Po ashtu, ai tregoi se edhe për këtë këngë ka bashkëpunuar me Emracom.
“Përfundoi, kënga e re”, shkruan në imazhin e postuar.
Ndryshe, si projekt të fundit këngëtari ka bashkëpunimin me Vjollca Haxhiun “Hala të du” publikuar dy muaj më parë.