Kejvina provokoi me korset super të ngushtë.
Kejvina Kthella është emër shumë i komentuar në shtypin rozë, sidomos për paraqitjet atraktive
Së fundi, modelja ndau me ndjekësit një fotografi, në të cilën shfaqet e veshur me korset të zi, në të cilin vuri në plan të parë gjoksin.
Ajo kishte lidhur flokët, teksa kishte vendosur edhe një palë syze të errëta, ndërsa dukej tejet atraktive.
Kejvina Kthella është aktive edhe me fotosesione për marka të ndryshme, për të cilat komentohet shumë.
Ajo u bë e famshme edhe me paraqitjen si velinë në emisionin e Ermal Mamaqit.