Adele do ta ndajë kujdestarinë bashkë me ish-bashkëshortin.
Këngëtarja britanike Adele ka finalizuar divorcin e saj nga ish-burri Simon Konecki, kanë treguar gazetat e gjykatës në Los Angeles.
Këngëtarja, fituese e çmimit Grammy u nda nga bashkëshorti në prill 2019.
Tani, dokumentet e marra nga agjencia e lajmeve PA kanë konfirmuar se çifti do të ndajë kujdestarinë e djalit të tyre tetëvjeçar Angelo.
Pjesa më e madhe e zgjidhjes së divorcit, e cila u rregullua përmes ndërmjetësimit, mbetet konfidenciale dhe asnjëra palë nuk do të paguajë mbështetjen e bashkëshortit.
Adele lindi djalin më 2012, dhe më vonë u martua me ish-bankierin e investimeve, në fshehtësi, pasi u shoqërua me të për vite me radhë.
Ajo i referohej atij si “burri im” gjatë një fjalimi të pranimit të Grammy në fillim të vitit 2017, por dokumentet e gjykatës tregojnë se çifti ishte martuar më 2018.
Ata njoftuan ndarjen e tyre më 2019, duke thënë se ishin “të përkushtuar për të rritur djalin e tyre së bashku me dashuri”. Dokumentet e divorcit u paraqitën në shtator të atij viti.
Një përfaqësues i këngëtares, e cila aktualisht po punon për muzikë të re, më parë tha: “Si gjithmonë ata kërkojnë privatësi. Nuk do të ketë komente të mëtejshme”.