Në një moment kur Barack dhe Michelle Obama sapo kishin krijuar folenë bashkëshortore, papritmas vajzat e tyre, Malia dhe Sasha, u kthyen në shtëpi për të ndjekur mësimet online, pasi kolegjet e tyre u mbyllën.
Malia, 22 vjeç, aktualisht është duke përfunduar vitin e saj të fundit në Universitetin e Harvardit, ndërsa Sasha, 19 vjeç, është studente në Universitetin e Miçiganit.
Në një intervistë për revistën People, Michelle shpjegoi se si dinamika e tyre familjare ndryshoi me të gjithë që jetonin nën të njëjtën çati në këtë rast.
“Vajzat tona supozohej se ishin larguar nga 'foleja' jonë. Isha disi e kënaqur që ato ishin duke ndërtuar jetën e tyre dhe unë isha e përgatitur emocionalisht për t'i lënë të lira", shpjegoi Michelle.
“Kjo kohë pandemie na ka lejuar të 'vjedhim' disa mmente nga e kaluara me vajzat tona. Këto momente na bëjnë ta kuptojmë më mirë botën, duke i bërë marrëdhëniet me fëmijët më të forta."
Michelle shtoi se marrëdhënia e saj me Malia-n dhe Sasha-n ndryshoi pasi ato kthyen në shtëpi, sepse ajo dëshironte që t'i trajtonte ato si 'zonja të vogla' dhe nuk donte që ato të "humbnin pavarësinë".
Ajo thotë se gjithashtu e vlerësoi shumë kur pa një anë të re të vajzave të saj në klas, të cilën prindërit zakonisht e humbin, ndërsa fëmijët janë larg.