Sindi i dedikoi një status të gjatë Locos.
Elvisi njoftoi largimin nga “Përputhen” në puntantën e sotme të këtij emisioni.
Deri tek ky largim erdhi si pasojë e një debati të ashpër që u zhvillua në studio, pas një postimi që ai e bëri në rrjete sociale.
Para se të largohej, Elvisi kishte deklaruar që në emision është vetëm për Sindin, andaj kjo e fundit ka disa fjalë për t’i thënë për të.
Sindi thekson se Elvisi është ndër personat më të veçantë që e ka njohur në këtë reality-shou, ndërsa i uron të gjen atë që meriton.