Bruno Mars dhe Anderson Paak do të interpretojnë në edicionin e sivjetmë të Grammy Awards.
Akademia e Regjistrimit ka ftuar grupin e ri, Silk Sonic, në shfaqjen e ardhshme të çmimeve pasi Mars kërkoi një shans për të performuar në një tweet të fundit, shkruan CNN.
“Të nderuar Grammy, Nëse mund ta shihni në zemrat tuaja që të lejoni dy muzikantë që të interpretojnë në shfaqjen tuaj, ne me të vërtetë do ta vlerësonim atë,” shkroi Mars në letrën e hapur të dielën e kaluar.
“Sapo kemi publikuar një këngë dhe mund ta përdorim me të vërtetë promovimin tani. Ne kemi punuar shumë në këtë projekt. Nuk kemi qenë në gjendje të performojmë për një kohë dhe ne thjesht duam të këndojmë”, shtoi ai.
Akademia e Regjistrimit u përgjigj me një tweet duke shkruar, “Ne jemi përpjekur t’ju telefonojmë gjatë gjithë javës. A keni ndryshuar numrat tuaj? Ne do të dëshironim që #silksonic të bënte debutimin e tyre në TV në # GRAMMYs. A jeni i lirë këtë të diel mbrëma? Ndiqni përsëri dhe ne do të ju shkruajmë për detaje”.
Gjithashtu emrat që do të performojnë në Grammy të këtij viti të dielën janë Taylor Swift, Billie Eilish, Megan Thee Stallion dhe John Mayer.