Jennifer Garner nuk ka asnjë foto familjare sepse fëmijët e saj kanë frikë nga kamerat.
Këtë detaj, aktorja e ka zbuluar në një rrëfim për ‘The Hollywood Reporter’, lidhur me fëmijët e saj dhe si ka qenë për ta të rriten me prindër të famshëm.
Fëmijët e aktores janë traumatizuar nga ndjekja prej paparacëve të cilët donin t’iu merrni patjetër foto dhe nuk pranojnë më të dalin në të tilla. “Ata janë të frikshëm, dhe rrëzojnë njëri-tjetrin. M duket sikur më përndjekin”, i ka thënë e vogla Violet së ëmës, Jennifer.
Ndërsa më tej vetë aktorja rrëfen se asnjëherë nuk i ndodhte të lëvizte me makinë e vetme, gjithmonë kishte 15 makina pas saj që e ndiqnin.
Derisa shumë personazhe publikë u bënë bashkë që të nxisnin krijimin e një ligji që nuk lejon fotografimin e fëmijëve.