Rock-grupi i njohur shqiptar, Elita 5, duket se kanë vendosur që së fundmi të rikthehen për publikun me diçka të re.
Burimet kanë mësuar se ata janë në përgatitje e sipër të një emisioni të ri, që do të transmetohet së shpejti në ekranet tona.
Bëhet fjalë për një emision serik, që për temë do të ketë hitet e pavdekshme të rock-grupit të njohur ndër vite.

Elita 5 do të sjellin çdo javë në skenën e emisionit, interpretues të ndryshëm, që do të këndojnë live këngët e tyre më të suksesshme.
Për ta bërë këtë, grupi do të përzgjedhin ndër emrat më në zë të muzikës nga mbarë trevat shqiptare.