Loco ka reaguar pas kërkimit për largim nga emisioni.
Tashmë ish-konkurrenti i “Përputhen”, Elvisi është larguar nga programi pas një debati të ashpër.
Ai kishte postuar një fotografi me të cilën u ofendua Antonela, pasi ajo akuzoi Atdheun se ai puthi atë me forcë.
Në postimin e Elvisit, thuhej se janë dy lloj monstrash, një ndër të janë femrat që bëjnë çfarë duan dhe akuzojnë për manjakëri sekuale.
Pas kësaj ai debatoi ashpër edhe me opinionistin Arjan Konomi, i cili edhe kërkoi largimin e Elvisit.
Gjatë episodit të djeshëm Elvisi u kërkoi falje të gjithë atyre që ishin ofenduar nga postimi i tij teksa edhe kërkoi largimin e tij nga emisioni.
Pas largimit nga “Përputhen”, Elvisi ka hyrë në Instagram për të reaguar në Instastory me një fotografi të vetes duke shkruar se koha do t`i zbuloj të vërtetat dhe gënjeshtrat që janë thënë në studio.