Antonela, Ledjana dhe Mevlani përfundojnë në lot, ky i fundit largohet nga studio

Mediale Vip

Antonela, Ledjana dhe Mevlani përfundojnë në lot, ky i fundit largohet nga studio

Më: 12 mars 2021 Në ora: 19:10
Antonela, Ledjana dhe Mevlani

E pazakontë kjo që ka ndodhur puntatën e sotme në Përputhen ku tre konkurrentë janë prekur njëherësh.

E gjitha nisi pas një deklarate të Antonelës në fillim të emisionit duke thënë se do hiqte dorë nga Mevlani për ta parë atë të lumtur, pavarësisht se e donte shumë.

“Ke luajtur me mua, por nuk jam budalle,” tha Antonela e cila më pas shpërtheu në lot.

Fjalët e ndjera të Antonelës prekën edhe Mevlanin pastaj, i cili prej kohësh është shprehur se ndodhet mes dy zjarresh dhe nuk di kë të zgjedhë mes vajzave.

Më pas ndërhyri edhe Ledjana që tha: “Boll u shtirët, flisni hapur për lojën tuaj”.

Në këtë moment Mevlani hoqi mikrofonin duke u larguar nga studio: Keni djem sa të doni këtu, zgjidhni këta.

Në atë moment edhe Ledjana filloi duke qarë, pas ikjes së Mevlanit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat