Në takimin e sotëm, Mevlani, ka surprizuar Ledianën duke e marrë me limuzinë në vendin e tij të lindjes, Kavajë.
Në takimin romantik të çiftit, nuk munguan as trëndafilat e kuq dhe fjalët e bukura.
“E kemi kaluar fazën e pëlqimit, kemi arrit në stadin tjetër? Se të kam parë që edhe në studio kur s’jam aty më kërkon çdo ditë me sy, ku jam, ku s’jam,” tha Mevlani.
“Po unë e pranoj që të kam shumë përzemër, dhe më mungon sa herë nuk je aty,” iu përgjigj Lediana.
“Po sikur unë të lija emisionin?”, pyeti Mevlani.
“Do e lija dhe unë emisionin dhe do vija bashkë me ty”, tha Lediana.