Rina vjen joshëse në videoklipin e ri.
Rina Balaj ka kohë që ka paralajmëruar projektin e ri muzikor me titull “Rosita”.
Artistja, tashmë e ka finalizuar videoklipin e kësaj kënge, në të cilin shfaqet tejet atraktive e veshur në të kuqe.

Së fundi, Rina postoi një foto, të shkrepur gjatë xhirimeve, ku shkruan “e du, e du po jo qysh ajo mendon?”.
Më pastaj, ajo ndau edhe një video nga prapaskenat e klipit, ku shfaq në plan të parë të pasmet në bodysuit të kuq.
Videoklipi i këngës “Rosita” pritet të publikohet së shpejti dhe pason këngën e suksesshme të saj, “Zjarr”.