Luana Vjollca muajt e fundit ishte përqëndruar vetëm në moderim, si autore dhe moderatore e një emisioni.
Pasi përfundoi sezonin, ajo pushoi për disa ditë jashtë Shqipërisë, për të mbledhur energji për projektet e radhës.
Meqenëse ka kohë që nuk ka sjellë këngë të re, Luana i është kthyer studios muzikore për të punuar rreth projekteve të reja.
Ajo mbrëmjen e kaluar publikoi disa fotografi e video në rrjete sociale, përmes së cilave tregoi se po punon në studio.
“Mbrëma ime e së premtes #studio”, shkruan Luana.
Kujtojmë se “Locos” mbetet kënga e fundit nga Luana Vjollca, të cilën e solli në duet me Jay Santos në gusht të vitit 2020.