Rep-artisti i njohur shqiptar, Don Xhoni, është bërë tejet i kërkuar në mbrëmjet muzikore.
Ani pse për shkak të pandemisë, ai ka arritur që të organizojë një të tillë ditën e djeshme (e premte) në Mitrovicë.
Por, në një postim në rrjetin social Instagram, reperi ka bërë të ditur se ka anuluar të gjitha koncertet e planifikuara.
"Për shkak të situatës me pandemi kemi vendosur bashkë me menaxherin, që të anulojnë të gjitha tubimet dhe mbrëmjet”, është shprehur ai.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/13/auto_0091615652238.png)
Ai ka thënë edhe se ky vendim është marrë pasi në asnjë vend nuk po respektohen masat antiCOVID.
Ndërkohë, “Kokaina” është projekti tij i fundit, që u prit jashtëzakonisht mirë nga admiruesit e muzikës së tij.