Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati ka qenë mjaft pasive këtë vit sa i përket angazhimit në muzikë.
Kënga e saj e fundit është në shkurt të vitit 2020, por si duket ajo tashmë është duke sjellë diçka të re për fansat.
Ajo së fundmi ka zbuluar “Rron” do të jetë titulli i këngës së re pasi Ronela kishte paralajmëruar projekte të reja për fansat e saj tash e sa kohë.
Ronela sot ka ndarë një fotografi nga prapaskenat e klipit të ri muzikor.
Këngëtarja shihej me flokë të zeza derisa ishte me një veshje interesante njgyrë rozë e cila i shkonte mjaft shumë asaj.