Elena Ora ka postuar një fotografi nga arkiva teksa shihet pranë nënës Verës dhe motrës së saj në kohën kur kanë qenë fëmijë.
Ajo ka uruar ditën e nënave me këtë postim duke i bërë tag Verës.
“Gëzuar Ditën e Nënave për të gjithë”, ka shkruar Elena në mbishkrimin e postimit.
Ndryshe, ajo mori urime të shumta nga fansat e saj duke e uruar në gjuhën shqipe duke mos i munguar edhe pëlqimet nga numri i madh i ndjekësve.