Këngëtari ka bashkëbiseduar me fansat e tij.
Këngëtari i njohur shqiptar Ardian Bujupi është ndër më të dashurit.
Ai ka qenë mjaft aktiv me projekte muzikore të ndryshme derisa edhe së fundmi ka lajmëruar se kënga e re është rrugës.
Përmes një bashkëbisedimi me fansat në rrjete sociale, ai tha se ky vit do të jetë i tiji 100 përqind.
“A ka me kan edhe ky viti jot?”, shkroi ndjekësi.
Përgjigja e Ardianit ishte e shkurtë por e sigurt, “100%”, shkroi këngëtari.