Taner Ölmez, aktori i njohur turk për rolin e famshëm në serialin “Doktori i mrekullive”, së shpejti do të kurorëzojë dashurinë në martesë. Taner Ölmez, prej disa kohësh, është në një lidhje dashurie me Ece Çe?mio?lu.
Në një deklaratë të fundit për mediat turke, aktori 34-vjeçar tha se do të martohet në verën e këtij viti. Natyrisht, ceremonia do të jetë e kushtëzuar nga kushtet e pandemisë, kështu që gjithçka pritet të organizohet në një rreth të ngushtë njerëzish.
Siç tha Ölmez për mediat turke, të gjitha planet për martesë që kishte bërë së bashku me partneren e tij dështuan për shkak të pandemisë, por vera e këtij viti do ta gjejë çiftin zyrtarisht të lidhur në martesë.
Aliu është shpallur edhe Aktori më i Mirë për rolin e tij në serialin “Doktori i mrekullive”, i cili vazhdon të transmetohet në ekranin e Tv Klan.