Reperi shqiptar ka marrë përkrahje pas lansimit të projektit të ri muzikor.
Reperi i njohur shqiptar ka lansuar dje duetin muzikor me divën e muzikës shqiptare, Genta Ismajlin, projekt ky i cili u prot tejet mirë nga publiku shqiptar.
Ai sot ka publikuar një fotografi në Instastory ku ka marrë pak nga koha e tij për të falënedruar të gjithë ata që po e përkrahin atë në çdo hap.
“E dashuroj këtë punë, me bo muzik. Faleminderit krejtve për mbështetjen e di qe e keni problem me u ambientu me 1 këngë se po qes shumë po, dashurinë që e kom ndaj muzikës duhem me nda me juve”, shkroi Fero.
Dueti mes Feros dhe Genta Ismajli titullohet “Level Up” ku edhe Genta shfaqi talentin e reperes.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/14/auto_159461067_788879755070356_6691711080373806570_n1615755061.jpg)