Diva e muzikës, Beyonce dhe vajza e saj Blue Ivy Carter, kanë fituar një çmim Grammy për videon “Brown Skin Girl”.
Video jep një mesazh për vajzat me ngjyrë dhe është bërë pjesë e albumit të Beyonces me titull “The Lion King: The Gift”.
Beyonce rrallë jep intervista, por së fundi për ABC, tregoi dashurinë dhe pasionin që kërkon të përcjellë “Brown Skin Girl”.
“Emocionohem kur dëgjoj baballarë që i këndojnë vajzave të tyre “Brown Skin Girl”. E lumtur që vajza ime ndihet me vetëbesim për flokët e saj të stilit afrikan dhe krenare për lëkurën e saj me ngjyrë. Kjo është arsyeja pse bëj muzikë.”, tha Beyonce.