Këngëtarja ka arritur të ketë sukses me projektin e shumëpritur nga fansat.
Dafina Zeqiri me 13 mars publikoi këngën me videoklip.
“Duro”, është një këngë të cilën artistja shqiptare e ka paralajmëruar javë më parë madje ajo publikoi një pjesë nga kënga e cila u bë virale në rrjete sociale.
Dafina në këngën “Duro” është munduar t’i përkrahë fansat e saj sa i përket shëndetit mendor dhe të flasin duke e ditur se në Kosovë është paksa temë tabu të flasësh për shëndetin mendor.
Tutje, kënga është pëlqyer tejet shumë nga fansat duke arritur 1 milionë shikime në platformën YouTube për vetëm dy ditë.