Supermodelja e njohur 28-vjeçare, Karlie Kloss, e ka sjell në jetë fëmijën e parë me bashkëshortin Koshua Kushner. Lajmin e ka bërë të ditur babai krenar përmes një postimi në rrjetet sociale, por nuk ka dhënë më shumë detaje rreth gjinisë apo emrit të foshnjës së parë të çiftit.
Joshua e postoi një fotografi të fëmijës së porsalindur, fytyra e së cilit është e mbuluar por vihet re që e mban një kapelë ngjyrë të kaltër, çka ka bërë të spekulohet se foshnja mund të jetë djalë.
Në tetor të vitit të kaluar u bë publik lajmi se Karlie Kloss ishte shtatzënë, ndërsa modelja dhe prezantuesja e famshme e konfirmoi lajmi tek një muaj më vonë. Ajo e pati ndarë një video me ndjekësit e saj në Instagram, ku i shihej barku tashmë i fryrë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/15/auto_ju1615809108.jpg)
Ish-modelja e pasarelave të “Victoria’s Secret”, u martua me Joshua Kushnerin në vitin 2018. Ky është fëmija i parë për të dy.