Reperja nga Istogu, Rina Balaj, prej disa ditësh ka nisur punën për një projekt të ri muzikor.
I cilësuar si një nga më të veçantit në karrierë, kënga e re e artistes shqiptare bëhet e ditur se do të lansohet ditën e nesërme (e martë).
21 vjeçarja ka ndarë një insert të shkurtër të klipit në rrjete sociale duke njoftuar se tanimë është finalizuar.
“Bad Rosita 20:00, 16/03/2021”,shtoi ajo teksa ka etiketuar edhe bashkëpunëtorët që e mundësuan këtë.
Në bazë të videoklipit, Balaj siç shihet do sjellë diçka unike të cilën nuk e kemi parë më herët.
Sido që të jetë, ky projekt mezi po pritet edhe nga fansat e admiruesit e muzikës së saj.
Ndërsa, i fundit mbetet “Zjarr” me mbi pesë milionë shikime të grumbulluara në YouTube.