Blerimi e ka bërë Ledjanën me lot.
Në episodin e fundit të “Përputhen”, Blerimi dhe Ledjana janë përplasur keq me njëri tjetrin.
Blerimi ishte ai të cilit iu ‘prish’ takimi sipas tij sepse Ledjana kishte qarë në studio dhe u largua.
Konkurrenti u shpreh se ngeli pa takim faji i Mevlanit, Ledjanës dhe Antonelës. Ai tha se ishte shumë i mërzitur nga kjo gjë teksa edhe e eskaloi situatën në ‘ofendime’ sipas Ledjanës.
Blerimi: Sa herë në ditë emocionohesh ti?
Ledjana: Gjithë ditën emocionohem unë.
Blerimi: Ke nevojë për qetësues. Merr qetësues edhe je në rregull.