Don Xhoni ka arritur një tjetër sukses.
Një reper që është i ri në tregun muzikor shqiptar, por shumë i suksesshëm, është edhe Don Xhoni.
Projektet e reja muzikore të këtij artisti priten shumë mirë nga ana e publikut, të cilat arrijnë klikime të shumta.
Sukses të madh, artisti arriti me “Freestyle”, të cilin e realizoi në dhjetor të vitit 2020 dhe rezultoi shumë i suksesshëm.
“Freestyle” i këtij reperi ka arritur të bëhet viral dhe është shpërndarë edhe nga shumë emra të njohur.
Tani, ky “Freestyle” në kanalin YouTube ka grumbulluar 30 milionë klikime dhe këtij fakti i është gëzuar më së shumti Don Xhoni.
Ndryshe, “Kokaina” mbetet projekti i fundit muzikor nga Don Xhoni, i cili po ashtu u publikua në dhjetor 2020.