Enca ka treguar nëse do të sjell sërish baladë.
Enca Haxhia është emër goxha aktiv në skenën muzikore shqiptare, e cila njihet për një numër të madh projektesh.
Derisa po shijon suksesin e këngës së re, Enca ka preferuar të zbulojë pak rreth asaj se çfarë përmbajnë këngët e ardhshme të saj.
“Mezi pres te ndaj kenget e reja me ju. Cfare doni te degjoni: Balada/Pak ritmike apo Super ritmike”, shkroi ajo fillmisht në një postim.
Më pastaj, ajo theksoi se më nuk do të sjell balada në këtë periudhë, por vetëm këngë ritmike.
“Po ju ngacmoja se per ca kohe te mira nuk do kete me kenge të trishtuara/balada… Vetem kenge ritmike, seksi, fuqizuese. Mezi pres”, ka shkruar ajo.
“Nashta”, titullohet kënga e fundit e Encës, të cilën e solli edhe me klip dhe mori mbi 1 milion klikime në YouTube.