Dua Lipa shprehet e emocionuar pasi video e performancës së saj në “Grammy” u shikua mbi 7 milionë herë.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, edhe këtë vit ishte pjesë e “Grammy Awards”, ku edhe doli fituese e një çmimi.
Ajo fitoi çmimin për albumin më të mirë pop, po ashtu interpretoi në skenën gjigante të atij eventi.
Performanca e saj është shikuar nga mbi 7 milionë ndjekës, ndërsa është e para në videot ‘trending’, me këtë rast Dua ka një falënderim të veçantë.
Ajo falënderoi ekipin që e ndihmoi në realizimin e asaj performance, ndërsa fton gjithë ata që s’e kanë parë, ta bëjnë një gjë të tillë.