Në programin e sotëm ka ndodhur takimi katër minutash mes dyshes.
Ky takim i cili edhe nuk shkoi deri në fund pasi Riniani sqaroi në fillim përshtypjen që ka për Sindin.
Ndër të tjera, Riniani tha se nuk e sheh si partnere edhe pse e respekton shumë dhe mes tyre mund të ekzistoje një miqësi shumë e mirë.
“Unë të vlerësoj shumë si person por më fal për sinqeritetin por unë nuk të shoh si partnere”, tha Riniani, teksa Sindi e pranoi me buzëqeshje.
Ndryshe, episodi i sotëm ishte me surpriza nga djemtë për Sarën dhe Jasminën.