Orgesa Zaimi publikon shpesh momente me fëmijët në profilin e saj, madje pjesën më të madhe të kohës, janë ata që e marrin vëmendjen kryesore. Sot ama, dy të vegjëlit kanë një kërkesë speciale për mami Orgesën (edhe babin).
Të shtrirë në tokë, me një veshje mes vetes dhe një top në vend të kokës, ata i kërkojnë nënës së tyre që t’iu sjellë një motër ose vëlla tjetër.
“Kërkohet një i tretë”, ka shkruar Orgesa, por gjithashtu ka sqaruar se nuk ka në plan t’ua plotësojë dëshirën, të paktën jo së afërmi.
Orgesa është aktualisht nënë e një djali që quhet Kron dhe një vajze që quhet Bora, por lumturia që ata i falin i mjafton, të paktën për momentin.