Edhe Kylie Jenner argëtohet me këngët e artistes shqiptare.
Ylli televiziv, Kylie Jenner merr vëmendje me çdo veprim që bën dhe ndiqet nga miliona persona në rrjete sociale.
Së fundi, ajo postoi një video të vajzës së saj, Stormi, e cila po vallëzonte nën ritmet e këngës së artistes shqiptare, Dua Lipa.
Kylie dhe Stormi e vogël po e shijonin performancën e Duas në ceremoninë e “Grammy Awards”, që u mbajt të dielen (14 mars).
Dua interpretoi hitin e saj “Don’t Start Now”, ndërsa vogëlushja Stormi po tentonte të vallëzonte si ajo.
Kylie e etiketoi Dua Lipën sipër asaj videoje, por duket se kjo i kishte shpëtuar këngëtares, ngase nuk e shpërndau fare postimin.