Fjolla ka befasuar fansat me një imazh.
Këngëtarja Fjolla Morina këto ditë i ka shijuar në maksimum, ngase udhëtoi për pushime bashkë me partnerin e saj, Fisnik Syla.
Çifti e zgjodhën Dubain si destinacion për pushime, ndërsa nga atje sollën fotografi e video të panumërta për ndjekësit në rrjete sociale.
Së fundi, ata u larguan nga ai vend, ndërsa ishte partneri i këngëtares ai i cili e filmoi atë në avion privat teksa po flinte.
Fjolla kishte veshur një fustan të bardhë të ngushtë, në të cilin i theksohej barku i fryrë, duke nxitur dyshime për shtatzëni.
Kujtojmë se Fjolla Morina kohët e fundit kishte probleme me drejtësinë në Shqipëri, madje u arratis nga arresti shtëpiak.