Ariana dhe Ermal Fejzullahu janë prindër të katër fëmijëve.
Dyshja shpesh publikojnë foto në rrjetet sociale ku shfaqen me fëmijët e tyre.
Por një foto e fundit e Ariana Fejzullahut po bën xhiron në rrjetet sociale.
Teksa shfaqet e veshur me një fustan të gjatë sytë e të gjithëve u ndalën në barkun e saj të fryrë.
Kaq iu është dashur ndjekësve të aludojnë për një shtatzëni dhe nëse është e vërtetë, Ariana dhe Ermali do të bëhen prindër për herë të pestë.