“Kona”, këngë rrëqethëse për gratë që torturohen e vriten nga burrat e tyre

Mediale Vip

“Kona”, këngë rrëqethëse për gratë që torturohen e vriten nga burrat e tyre

Më: 17 mars 2021 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Një realizim që prek temën e vrasjes së grave nga burrat, e që kohët e fundit është shumë e shpeshtë, është publikuar nga dyshja e grupit ‘wonderwaves’.

Shpat Morina dhe Bajram Kafu Kinolli kanë përdorë këngën e famshme të nusërisë që i këndohet vajzave në natën para martesës, e këtë këngë vajtimi ata e kanë përpunuar duke bërë një komentim emocional e të tendosur të marrëdhënieve martesore mes burrit e gruas, marrëdhënie këto të cilat dinë të jenë të pabarabarta e të dhunshme, sipas përshkrimit që i kanë bërë këngës dyshja.

Me këtë këngë ata kanë prekur veçanërisht mënyrën se si këto marrëdhënie të kobshme çojnë në vrasjen e grave nga “burrat zullumqarë”, ngjarje këto për të cilat kohët e fundit po dëgjojmë shumë shpesh.

Madje në një pjesë të këngës është përfshirë një vajtim i një nëne për vajzën e saj, ku thotë: “Gjithë o kanë e shtypne. Si ka shku te ai burrë kurrë s’o kanë e lirë, kurrë s’o kanë e knaqne. Kurrë, kurrë, kurrë. Gjithë me lot, gjithë e rrehne, gjithë e shane. Gjithë o kanë e gazepit. Gjithë.”

E pikërisht kjo ndodh me shumë vajza pas martesës, për shkak të mendësisë patriarkale që po mbizotëron akoma në shumë familje shqiptare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat