Talentë me të ardhme i shtohen tregut muzikor shqiptar.
Por djaloshi që po flasim vërtetë do të ketë një super të ardhme.
Ky është këngëtari i ri Fedi, i cili me origjinë është nga Gjakova e sapo ka sjellë një super këngë që mban titullin "Vajzë nga Diaspora".
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/17/auto_161727968_206136761283013_2332112302770402964_n1615998472.jpg)
Zëri i tij i fuqishëm bie në sy, ndërsa kënga është realizuar me muzikë dhe orkestrim nga Ardian Kastrati me tekst nga Regina, e videoklip nga MProduction, dhe ku producent ekzekutiv dhe menaxher i tij është artisti Flori Cocaj.
Kjo është kënga e tij e parë profesionalisht që mund ta shihni poshtë, ndërsa ka mjaft dasma falë zërit të tij.BS