Reperi shqiptar Viktor Paloka i njohur me nofkën Rebel a.k.a Unikkatil, sot feston ditëlindjen e 40-të.
Unikkatil ka lindur më 18 mars 1981 në Prishtinë, derisa bashkë me familjen kishte emigruar në Bronx të New York-ut në vitin 1996.
Unikkatil që konsiderohet hiphop arstiti më i suksesshëm në skenën shqiptare, në vitin 2012 kishte arritur t’i mbledh në stadiumin e Prishtinës rreth 25 mijë njerëz e që konsiderohet si koncerti më i madh i ndonjë artisti shqiptar. Viktor Paloka në diskografinë e tij numëron qindra këngë, asnjë nga to nuk eshtë e realizuar me videoklip, gjë që e dallon nga të gjithë artistët tjerë të repit shqip.
Ai kishte filluar të incizojë këngët e para, para luftës në Kosovë, dhe më pas kishte vazhduar të publikojë këngë edhe nga ShBA-ja, duke themeluar grupin e tij The Bloody Alboz(Shqipet e Përgjakshme).
Me stilin e veçantë të të shkruarit dhe muzikës që prodhon, Paloka konsiderohet poet modern dhe njëri nga tekstshkruesit më të mirë të repit shqip, që në këngët e tij trajton temat sociale, politike e të tjera.
Albumi i fundit i tij është “Kanuni i Katilit” i publikuar në vitin 2007, para 14 vjetëve.
Rebel a.k.a Unikkatil kishte paralajmëruar edhe një album të fundit për fansat e tij të shumtë por që deri më tani nuk është publikuar.