Sot (e enjte) feston ditëlindjen njëra prej modeleve shqiptare më të pëlqyera.
Bëhet fjalë për Oriola Marashin, e cila u lind më 18 mars të vitit 1996 dhe ka mbushur plot 25 vite.
Me këtë rast, urimet dhe dedikimet nuk munguan nga miqtë e të afërmit e po ashtu një special edhe nga i dashuri i saj, Eros Grezda.
Futbollisti i njohur ka publikuar një kolazh fotografish të përbashkëta, ku përfshihen disa nga momentet më të mira të tyre.
“Urime ditëlindjen Oriola Marashi. Të dua”, ka shkruar ai.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/18/auto_Screenshot_4-371616075437.png)
Të njëjtit po vazhdojnë të shijojnë lidhjen prej shumë vitesh dhe kanë qenë mjaft aktiv me postime në rrjete sociale.
Madje thuhej se Oriola pjesën më të madhe të karantinës e ka kaluar në Kroaci, pranë Grezdës.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/18/auto_vvv1616075451.png)