Fjolla dhe Fisniku jo vetëm që janë martuar, por këngëtari ka marrë edhe një propozim shumë romantik.
Fjolla ka publikuar pak minuta më parë momentet nga propozimi për martesë që i ka bërë Fisniku.
Gjithçka ka ndodhur në Maldive dhe nuk mund të ishte më romantike se kaq. Mes detit shtëpizën luksoze që ata kanë qëndruar, Fisniku e ka bërë çdo gjë sipas traditës, me uljen në gjunjë dhe shkruar me petale: “A do martohesh me mua?”
Fjolla e tha po-në edhe para gjithë ndjekësve me postimin e videove dhe fotove që me siguri do bëjnë xhiron e rrjetit.